Vaksinimi kundër hepatiteve, më të rrezikuar popullsia në zonat informale
Autori i Lajmit: red.
Vaksinimi kundër hepatiteve është cilësuar si element i parë për parandalimin e tyre. Në vendin tonë njihen tashmë Hepatitet virale A, B dhe C, ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik shtron nevojën e freskimit të të dhënave epidemiologjike, për të pasur një panoramë të qartë të gjendjes në vend. Vaksinimi kundër Hepatitit A mbetet ende një problem që ka nevojë të marrë një zgjidhje, konsideron Instituti i Shëndetit Publik. Në strategjinë e vaksinimit, e cila po rishikohet së fundmi nga strukturat shëndetësore, janë shtuar dhe disa skenarë në lidhje me vaksinimin kundër këtij hepatiti. Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, thotë se në këtë fushë shtrohet nevoja për kërkim të mëtejshëm, pasi është e nevojshme të identifikohet fakti nëse Shqipëria është një vend ku kryerja e vaksinës së Hepatitit A është kosto efektive. “Kemi nevojë të grumbullojmë akoma më shumë të dhëna për të parë nëse duhet të ofrojmë vaksinimin tek fëmijët shqiptarë, apo jo”, - tha Ylli, duke shtuar se problematike në këtë drejtim mbeten grupet e vështira për t u arritur, që në Shqipëri gjithmonë e më tepër po bëhen problem i shëndetit publik. Kjo, sipas tij, jo vetëm në zonat rurale dhe fshatra të thella, por dhe komunitete rreth e rrotull Tiranës (informale), në grupet që gjithmonë e më shumë po lëvizin, përfshirë komunitetet rome, etj. Ndërkohë, Strategjia e re Kombëtare e Imunizimit parashikon futjen e vaksinës së Hepatitit A në vitin 2012, si pasojë e ndryshimit të profilit epidemiologjik të kësaj sëmundjeje drejt adoleshentëve dhe të rinjve. Ndërsa, për sa i përket Hepatitit B, tashmë Shqipëria, ka një strategji të qartë. “I vetmi problem për Hepatitin B mbetet çështja e efikasitetit të vaksinës, ndjekja e mbulesës vaksinale për grupe me vështirësi për t u arritur, organizimi i fushatave specifike tek adultët”, - thotë drejtori Ylli, sipas të cilit, një element të cilit po i jepet rëndësi është ruajtja e cilësisë së lartë të vaksinës deri në momentin që fëmija e merr atë (kontrolli zinxhir ftohës) dhe kryerja e studimeve të sfero-prevalencës për të parë efikasitetin që ka dhënë vaksina tek fëmijët. Një problem i parandalimit parësor është siguria në shërbimet e kujdesit shëndetësor. “Hepatiti B dhe Hepatiti C, kanë probleme që mund të shkaktohen dhe nga vetëshërbimet”, - thotë drejtori Ylli. Sipas tij, probleme të HBV në Shqipëri mund të jenë shkaktuar dhe nga shëndetësia shqiptare në vitet 80, gjatë fushatave të mëdha të vaksinimit, për arsye të mungesës së shiringave njëpërdorimëshe. Edhe pse konsdideron se me futjen e shiringave njëpërdorimëshe jemi të sigurt nga kjo pikëpamje, Ylli thekson se duhet të bëjmë më shumë lidhur me sigurinë e gjakut. Kjo çështje po merret parasysh dhe nga grupi i punës që po ndërtohet për riaplikimet për fondin global dhe besojmë se ky projekt do të japë frytet e veta. Strategjia Kombëtare e Imunizmit 2009-2013 parashikon futjen e vaksinës së Hepatitit B, e përfshirë në atë pentavalente që në fillim të vitit 2009. Kontrolli i Hepatitit B në moshat 18 vjeç, si edhe grupet e rriskut, duke ruajtur një mbulesë të lartë vaksinale dhe duke kryer fushata vaksinimi për fëmijët 15 – 18 vjeç, synohet nga kjo Strategji, e cila parashikon gjithashtu testimin e grave shtatëzëna për hepatitet virale.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008