E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e Federatës Panshqiptare “Vatra” në SHBA, vlerësojnë firmosjen ePresidentit amerikan

Firmosja e Bushit historike, sikurse qëndrimi i Uilsonit 96 vejt më parë

96 vjet pasi Vatranët u takuan me Udro Uillson, presidenti i 28-të i SHBA-ve, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi, i orekseve të grabitqarëve, fqinjëve tanë të mallkuar, Vatranët, me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë në ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

NEW YORK - Në ceremoninë nënshkrimit nga Presidenti i SHBA-ve- George W. Bush, të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, e zhvilluar tri ditë më parë në East Room, në Shtëpinë e Bardhë, morën pjesë edhe përfaqësues të diasporës shqiptare. Pjesëmarrës në këtë ceremoni në një ditë të shënuar për Shqipërinë, ishin edhe kryetari i Federatës Panshqiptare në SHBA, “Vatra”, Agim Karagjozi, dy nënkryetarët Dr. Gjon Buçaj dhe Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë, Idriz Lamaj dhe Agron Alibali si dhe përfaqësuesja e Federatës në Washington Merita Bajraktari Mcmarock. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësi e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, dhe miku i madh i shqiptarëve kongresmeni nga Nju Jorku, Eliot Engel.
Për përfaqësuesit e Federatës “Vatra”, kjo ishte një ditë e madhe, ditë historike. Në këtë ditë historike, Kryetari i Federatës Panshqiptare, të SHBA-ve, “Vatra”, Agim Karagjozi, duke u përlotur para portretit të Presidentit të SHBQ-ve Udro Uillson, presidenti i 28-të, e kujton atë si njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi, i orekseve grabitqare të fqinjëve tanë të mallkuar.
Krerët e Vatrës, kanë kujtuar në Shtëpinë e Bardhë, takimin që në vitin 1912 të vjeshtës së parë, pikërishtë kur 96 vjet më parë, një grup studentësh shqiptarë në Amerikë, që studionin për teologji, të udhëhequr nga vatrani i kulluar At Marko Moçka, u takuan me Presidentin e 28-të amerikan, Uillson, në Shtëpinë e Bardhë, takim që mund të quhet edhe si fillimi i marrëdhënieve midis personaliteteve shqiptare dhe amerikane të asaj kohe, nga ku morën mesazhin dhe “miqësi të përjetësime me SHBA-të” për mos copëtimin e Shqipërisë dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
Këtë mesazh të SHBA-ve, kleriku Marko Moçka, sipas dokumenteve të arshivave kombëtare, e lexon në ditën e flamurit.
Me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve fetare si dhe të Ismail Bej Qemalit, i caktohet edhe bekimi i flamurit.
“At Marko Moçka - nga SHBA-ja, në Vlorë për Ditën e Flamurit” ishte si përfaqësues i Vatrës, nga Amerika, kanë shkruar gazetat “Vatra”, “Dielli”, dhe “Iliria” të asaj kohe.
Pas 96 vjetëve, në Shtëpinë e Bardhë, Vatranët, përjetuan edhe fjalimin historik të Presidentit të SHBA-së George W. Bush, në ceremoninë e nënshkrimit të ligjit që i hapin rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›