BDSH: Pjesëmarrje masive në protestën e 10 Majit
SHKUP- Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) ka ftuar sot për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar nga OJQ-të për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Duke u shprehur në përkrahje të plotë të kësaj proteste, BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit, i ka ftuar anëtarët e saj, por edhe përkrahësit e partisë “që të marrin pjesë në protestë.”
“Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarive për të sensibilizuar institucionet ndërkombëtare lidhur me tërësinë e politikës antishqiptare që udhëhiqet në Maqedoni. Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon tek pjesëmarrësit e protestës që pakënaqësinë e vet nga diskriminimi racial që aplikohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni ta shprehin si shqiptarë duke anashkaluar përkatësinë dhe simbolet partiake,” tha pos te tjerash kjo parti në komunikatë.
(m.a/zhurnal/BalkanWeb)