E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 1 milion euro për integrimin e Bankës së Shqipërisë

U prezantua dje projekti i binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë, dhe bankave kombëtare të Italisë dhe Francës, i financuar nga Bashkimi Europian me 1 milionë euro. Projekti do të përmirësojë praktikat e punës së Bankës së Shqipërisë, drejt praktikave të Sistemit Europian të Bankave Qendrore. Projekti do të sjellë ekspertizën e BE-së dhe përvojën e dy nga vendet themeluese të BE-së, në dobi të sistemit bankar shqiptar, dhe do të trajnojë ekspertët e Bankës së Shqipërisë, duke ndihmuar kështu në integrimin ekonomik të vendit me BE-në. Sipas burimeve zyrtare në BSH, binjakëzimi do të mundësojë hartimin dhe zbatimin e një plani, për rritjen e kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë, në çështje si Mbikëqyrja dhe Stabiliteti Financiar, Koordinimi i Procesit të Integrimit, Edukimi Financiar, Sistemet e Pagesave, Statistikat, Tregu mes Bankave. Fuqizimi i funksioneve mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë është thelbësor për një funksionim më të mirë të sistemit bankar, një sistem të cilit bizneset mund t’i besojnë. Kriza e fundit ekonomike dhe financiare e ka vënë edhe më shumë theksin te roli i bankave qendrore për stabilitet ekonomik. Gjatë ceremonisë së prezantimit, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi vuri në dukje rëndësinë e praktikave të harmonizuara në kontekstin e globalizimit. Ai theksoi se “një investim i tillë nga BE-ja është një tregues tjetër i seriozitetit me të cilin e kemi marrë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›