E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, 10 nxënës vizitë në Strasburg

Bashkimi Evropian ofron mundësinë për 10 nxënës shqiptarë të shkollave të mesme që të marrin pjesë në programin "EuroMed-Scola", i cili do të zhvillohet në datat 16-17 nëntor 2008, në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë. Lëvizjes Evropiane në Shqipëri i është besuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian koordinimi i realizimit të këtij aktiviteti. Programi i aktivitetit përmban organizimin e një vizite në Strasburg, gjatë të cilës të rinjtë do të njihen me institucionin e Parlamentit Evropian dhe do të marrin pjesë në seminare ku do të trajtohen tema specifike. Aplikantëve që do të përzgjidhen do t‘u mbulohen të gjitha shpenzimet financiare nga BE-ja. Aplikimet depozitohen në zyrat e Lëvizjes Evropiane në Shqipëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›