Dita nderkombetare e semundjes se veshkave
Tetë marsi është dita ndërkombëtare e sëmundjes së veshkave në të cilën organizohen aktivitete sensibilizuese për të luftuar sëmundjet e tyre. Në këtë kuadër shefi i shërbimit të nefrologjisë, Nestor Thereska i ka bërë apel qytetarëve të bëjnë një kontroll për të parë nëse janë persona në risk apo jo, ndërkohë që i ka kërkuar ministrisë të lëvrojë buxhet të veçantë për transplantet.
Shefi i shërbimit të nefrologjisë, Nestor Thereska i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë të lëvrojë një buxhet të veçantë për realizimin e transplanteve të veshkave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas profesor Thereskës në spitalet publike çdo vit duhet të realizohen tetë transplante aktualisht aty janë zhvilluar vetëm dy.
Çdo vit në vendin tonë për shkak të problemeve në veshka 500 persona kanë nevojë të bëjnë dializë.