Kapen te kerkuarit per vrasje dhe trafik

Dy persona të kërkuar për vrasje dhe për trafik klandestin janë arrestuar në orët e paradites nga skuadra e operacioneve speciale dhe kërkimit e policisë së Tiranës.
Fisnik Matoshi, 29 vjeç, është prangosur në bazë të urdhërit të arrestit të vendosur nga gjykata e Tiranës në 16 janar të këtij viti. Matoshi akuzohet për vrasje me dashje të kryer në afërsi të rreth rrotullimit të Doganës, ngjarje kjo e ndodhur në 3 nëntor të vitit 2010.
Fillimisht ngjarja u hetua si aksident por më pas sipas akuzës dolën fakte që implikonin Matoshin në aksidentim me qëllim vrasjen. Matoshi është arrestuar disa herë, madje në vitin 2005 u arratis nga Burgu Shën Kollit, ku vuante dënimin per vjedhje me dhunë.
Matoshi mësohet të ketë kundërshtuar forcat e policsë gjatë ekzekutimit të arrestit. Po nga skuadra e operacioneve speciale në Sauk është arrestuar Qani Haskasa, 53 vjeç.
Haskasa rezultonte i dënuar nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë në 16 janar me 5 vjet burg dhe 600 000 lekë gjobë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”