BE: Azerbejxhani shkeli premtimet

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian Kethrin Eshton, tha se Azerbajxhani ka shkelur premtimet e bëra ndaj Hungarisë përpara dorëzimit dhe më pas faljes së ushtarit që vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kolegu armen gjatë një trajnimi të NATO-s.
Maja Koçijançiç, ka theksuar se veprimet e Bakusë kërcënojnë stabilitetin e “brishtë” në rajon.
Ajo tha se blloku i kërkuar Bakusë, që të japë shpjegime në lidhje me lirimin e Ramil Safarovit, i cili pranoi se e ka vrarë oficerin armen Gurgen Margarian me sëpatë në vitin 2004 gjoja e kishte “fyer” Azerbejxhanin.
Safarov u fal nga presidenti Ilham Alijev menjëherë pas kthimit të tij në Azerbejxhan më 31 gusht. Kjo e tërboi Armeninë dhe "shqetësoi” SHBA-në.