Kolumbi priten bisedimet per paqe me Farc
Forcat rebele të Fark kanë pranuar të marrin pjesë në bisedimet për paqe me qeverinë kolumbiane pa urrejtje dhe pa arrogancë. Porn ë një video ku ata transmetojnë me anë të muzikës gatishmërinë e tyre për dialog, ata janë tallur me presidentin Huam manuel Santos. Ky I fundit ka bërë të ditur se negociatat duhet ët fillojnë brenda nëj jave dhe që bisedimet paraprake janë zhvilluar tashmë. Hipoteza e këtyre negociatave ka ngjallur optimizëm në të gjithë vendin. Në të kaluarën një armëpushim mes palëve i kishte shërbyer forcave të Farc për të rimëkëmbur pushtetitn e tyre. Një javë më parë presidenti kolumbian Santos kishet theksuar se operacionet dhe prania ushtarake do të ruhen në të gjithë territorin e vendit. Ditët e fundit sipas autoriteteve kolumbiane 7 luftëtarë të Farkut janë vrarë dhe pesë të tjerë janë arrestuar. Konflikti mes forcave të Farkut dhe qeverisë kolumbiane zgjat prej 48 vjetësh. Bisedime të tjera që do të mbahen në Norvegji dhe në Kubë, do të përfshijnë edhe një grup tjetër rebelësh në vend, ELn.