E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dita e Konventes se Demokrateve

Në Sharlot kanë nisur festimet, por për Obamën dhe demokratët konventa nuk do të jetë një shëtitje. Sot në karolinën e veriut do të hapet dhe takimi i partisë demokratite amerikane që do të zyrtarizojë kandidaturën e Barak Obamës për nëj mandate të dytë si president I Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por të dhënat mbi papunësinë që priten të publikohen në fund të javës, mund të prishin atmosferën festive. Prioriteti duhet të jetë në mënyrë absolute punësimi, thotë një nga pjesëmarërsit e konventës. Numri i të papunëve ëshë kaq i lartë sa që familjet amerikane e vuajnë, prandaj që punësimi duhet të jetë tema kryesore. Ndërsa një mbëshettës tjetër thotë se Obamës i mjafton që të tregojë se e ka ende atë që i duhet për të rivendosur gjërat në vend katër vitet e ardhshme, një ndryshim ende i mundshëm. Ndërkohë që zonja e parë Mishel Obama përgatitet për të bërë fjalimine hapjes, analistët mendojnë se përqindja e papunësisë në vend nuk do të zbresë nën 8,3%. Një lajm i keq ky për kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili do të mbërrijë në Karolinën e veriut të enjten pas takimeve në Ohajo dhe një turi në Nju Orlins, Luizianë, për të treguar shqetësimin e Uashingtonit në shtetet e gjirit të goditur edhe njëherë nga kalimi i uraganit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›