Stefanoviç: Deklarata e Schulz duhet marrë seriozisht

Ish-shefi i ekipit negociues të Serbisë Borko Stefanoviç vlerëson se “mesazhet e vrazhda” që sot erdhën nga Brukseli, janë fillim negativ i bashkëpunimit të qeverisë së re serbe me BE-në.
Stefanoviç për agjencinë Beta ka thënë se qëndrimi i Martin Schulz nuk e befason dhe ka shtuar se mendimit të tij, i duhet kushtuar vëmendje serioze.
"Ky është një fillim shumë negativ i bashkëpunimit të Beogradit me Brukselin, këto janë mesazhe të vrazhda që udhëheqja e re ka marrë në vizitën vet të parë në Bruksel”, ka thënë ai.
Stefanoviç ka përfunduar se qeveria duhet sa më shpejt te paraqesë planin e paralajmëruar për Kosovën.