E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia sfidon Hollande

Presidenti francez Fransua Hollond ka përpara një sfidë të vështirë atë të papunësisë. Popullariteti i tij kohët e fundit ka rënë në 55 për qind. Përballë mësuesve ai ka thënë se duke filluar nga ky vit i ri akademik do të krijohen 60 mijë vende të reja pune në sektorin e arsimit. Hollond është shprehur se sipas tij rithemelimi i shkollës është një nga kushtet primare për rimëkëmbjen e vendit. Franca po përballet me shifrat më të larta të papunësisë që për herë të parë në 13 vjet ka kaluar pragun simbolik të 3 milionë të papunëve. Kryeministri i vendit Orolt është shprehur se duhen marrë masa të menjëhershme, pasi vendi është në prag të një krize. Nga ana tjetër presidenti francez duhet të reduktojë një deficit prej 4.5 për qind në 3 për qind brenda vitit 2013, dhe të kursejë një shifër prej 30 miliardë eurosh në bilancin e shtetit. Parashikimet flasin për një rritje rreth 1.2 për qind vitin e ardhshëm, por kjo shifër është pak më optimiste se ç’duhet sipas analistëve ekonomikë në vend. Sipas të dhënave më të fundit janë 100 mijë të rinjtë francezë që i shtohen tregut të punës çdo vit. Objektivi është që të krijohen 100 mijë vende punë brenda 2013-ës dhe 50 mijë deri në vitin 2014. kosotoja e vitit të parë është 500 milionë euro. Por ndërsa shtohen planet sociale sindikatat kanë nisur të protestojnë kundër qeverisë së majtë vetëm 100 ditë pas marrjes së pushtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›