BE, Brukseli sot deklaratë për krizën në Shqipëri
TIRANE- Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së, që drejtohet nga baronesha Ketrin Eshton pritet të artikulojë sot një deklaratë mbi negociatat e drejtuara nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. Pas qëndrimit të artikuluar nga Prishtina, ku Eshton deklaroi qartë se Shqipëria rrezikon integrimin në BE, Brukseli zyrtar pritet të konkretizoje më seriozisht qëndrimin e tij politik.
Në takimin e sotëm do të mbahet një takim i vecantë për negociatat e Bashkimit Europian me Malin e Zi. Kjo pikë tregon një sinjal të qarte se deklarata e BE-së po vihen në jetë, duke vonuar edhe më shumë integrimin e Shqipërise.
Takimi i Brukselit, ku do të diskutohet edhe ndihma për Haitin, bëhet në të njëjtën kohë kur në Tiranë fillon misioni diplomatik i delegacionit të zgjeruar të Asamblesë Parlamentare të Keshillit te Europes, i cili do të bëjë përpjekjen e fundit për të arritur nje marreveshje mes Berishës dhe Ramës.
(s.g/Balkanweb)