E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanremo, triumfon Valerio Scanu i Amici

SANREMO - Valerio Scanu ka fituar Festivalin e Sanremos që përfundoi edhe këtë vit.
Me këngën “Për të gjitha herët”, djaloshi ka arritur të jete fituesi më i ri i festivalit më të vjetër. Talenti që u zbulua në shoë “Amici”, la pas gjithë konkurrentët tjerë, gjë që nuk u prit mirë nga publiku.

Fishkëllimat filluan në momentin kur u eliminua Irene Grandi dhe Simone Cristicchi, por shpërthimi nga shkallët e “Ariston” ndodhi ne momentin e largimit të Malika Ayane dhe Noemi.

Nino D'Angelo i eliminuar që në mbrëmjen e pare, ka reaguar ashpër, duke thënë se kualifikimi në finale i treshes Pupo, Emanuele Filiberto e Luca Canonici ishte një turp i vërtetë. Reagime të ashpra kanë ardhur edhe këngëtarë tjerë pjesëmarrës në festival.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›