Nazif-Topallit: Kosovën do ta njohim në momentin e duhur
KAJRO- Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Kajro, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është takuar me Kryeministrin e ketij vendi Ahmed Nazif. Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se dialogu politik duhet të nxisë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të gjithë fushat me interes reciprok. I interesuar për këtë bashkëpunim, Kryeministri Nazif e njoftoi zonjën Topalli se po inkurajon ardhjen në Shqipëri nga Dhoma e Tregtisë së Egjiptit të një delegacioni biznesi gjatë muajit qershor qe do te eksplorojë mundësitë për investime në Shqipëri”.
çështja e Kosovës ishte një nga temat e bisedës mes 2 zyrtarëve të lartë. Kryeministri egjiptian tha se vendi i tij e ka mbështetur popullin e Kosovës dhe se po ndjek me interes zhvillimet atje. Kryeministri Nazif tha se Egjipti nuk mban anë në këtë çështje dhe se vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës do të merret në momentin e duhur. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e mbylli vizitën e saj zyrtare në Kajro me takimin me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit.
Biseda mes dy personaliteteve u përqëndrua tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe zoti Gheit e inkurajoi zonjën Topalli për vazhdimin dhe konsolidimin e reformave në vend.
Përsa i përket çështjes së Kosovës, Ministri i Jashtëm i Egjiptit tha se “Kosova tashmë është një shtet dhe se nuk ka kthim prapa”.
(m.a/News24/BalkanWeb)