Thaçi: Përdhosja e varrit është akt barbar
GJILAN- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar akt barbar përdhosjen e varrit të një serbeje në varrezat ortodokse të Gjilanit, dy ditë më parë.
Ai tha sot në Gjilan se nuk duhet të politizohet ky veprim i shëmtuar, sepse sa është ky veprim kriminal, po aq kriminal është edhe politizimi i tij.
“Ky akt ka indinjuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe është i dënueshëm për të gjitha institucionet e Kosovës. çfarëdo qoftë motivi, ky është akt kriminal i drejtuar kundër angazhimeve dhe përkushtimeve tona pozitive, ka thënë kryeministri Thaçi”, duke shtuar se dikush dëshiron të prishë hijeshinë e arritjeve tona.
Më tutje, Thaçi tha se pavarësisht nga veprimet e tilla që nuk janë në traditën e qytetareve tanë, do të vazhdojmë me implementimin e angazhimeve tona të përbashkëta për Kosovën si atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.
(m.a/BalkanWeb)