E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top modelja në Haiti, për të kontrolluar financat

LONDëR - Top modelja e famshme Naomi Campbell do të udhëtojë drejt Haitit për të kontrolluar ndihmën financiare të mbledhur në Britaninë e Madhe dhe e akorduar për vendin amerikano-latin pas tërmetit të 12 janarit.

Ky është lajmi i publikuar sot në tabloidin britanik “Mail on Sunday”, ku shtohet se supermodelja është përzgjedhur prej Sarah Broën, gruaja e kryeministrit Gordon Broën.

Fushata për mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihme Haitit, pas tërmetit që shkaktoi mbi 220 mijë viktima, zgjati disa javë duke siguruar dhjetëra milionë funte.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›