Korcë, rrëshqitje dheu, bllokohet rruga për disa orë
KORCE- Rrëshqitje dheu edhe në fshatin Moglicë në komunën Lozhan të Korcës, ku si rezultat, rruga që lidh fshatrat e zonës është bllokuara gjatë paradites për disa orë.
Dhjetra mjete u bllokuan në këtë aks në fshatin Moglicë, pasi dherat kishin zënë trasenë e rrugës.
Rruga është pastruar më pas nga Drejtoria e mirëmbajtjes së rrugëve duke bërë të mundur qarkullimin normal të automjeteve. Rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar si shkak i shirave të shumtë.
(m.a/News24/BalkanWeb)