Berluskoni akuza për opozitën
?Ne do te vazhdojmë te qeverisim. Nuk duhet te dorëzohemi dhe unë jam shembulli i rezistencës: prej 17 vjetësh me akuzojnë ne forma dhe mënyra te ndryshme për te me nxjerre ne pension, por unë do te vazhdoj te qëndroj këtu ku jam?. Kështu është shprehur kryeministri italian, Silvio Berluskoni, pas kthimit nga Brukseli, ku mori pjese ne një samit te udhëheqësve te BE-se. Kreu i qeverise përsëriti edhe njëherë se synon te ece përpara dhe se nuk do te tërhiqet as përballe sulmeve te se majtës dhe as nga ato qe ai i quajti ?hije te gjykimit?. ?Kundër meje është ngritur një proces farse,? - ka shtuar me tej Berluskoni, duke iu referuar çështjes se fundit ?Ruby?, ku kryeministri akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene. Kavalieri thekson se Italia ka nevoje për një shkundje te forte dhe premton se qeveria e tij do te kryeje reformat e nevojshme për te ndihmuar ekonominë, ne vështirësi serioze gjate vitit te fundit.
Shpërndaje