E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike në Egjipt dhe reagimi i Peres

Ndërsa Egjipti ka hyre ne ditën e 14 te protestave qe kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak, vëllazëria myslimane e Egjiptit ka njoftuar mbajtjen e negociatave me qeverinë ku do te ndërmjetësohet për fund te krizës ne vend. Ne te ashtuquajturin ?Këshill i burrave të mençur? pjese e te cilit është edhe zëvendës presidenti Omar Sulejmani do te kërkohet dorëheqja e presidentit Mubarak, shkrirja e parlamentit, dhe dënim i autoreve te dhunës gjate këtyre tubimeve. Por ndërsa krerët me te larte te Shteteve te Bashkuara dhe ato te Brukselit kane kërkuar dorëheqjen e Mubarak, presidenti i izraelit Shimon Perez është i pari zyrtar i larte qe i del ne mbrojtje homologut te tij egjiptian. ?Pavarësisht sulmeve ndaj presidentit Mubarak, unë e njoh atë prej shume vitesh gjate gjithë drejtimit te tij. E falënderoj atë si një nga personat qe ka shpëtuar shume jete duke ndalur luftëra ne Lindjen e Mesme. Ka mbrojtur jetët e egjiptianeve, arabeve, izraeliteve. Pavarësisht kritikave mbi te, ai ka merita te padiskutueshme për paqen ne rajon? ? mësohet te ketë thënë Shimon Peres, presidenti i Izraelit. Por ndërkohë, nga situata ne terren flitet serish për dhune te ushtruar ndaj gazetareve. Agjencia radio ?Evropa e lire? njofton se ende nuk ka asnjë informacion nga dy korrespondentet e saj qe flitet se janë liruar nga policia ne Kajro.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›