Vijojnë protestat ne Egjipt
Presidenti amerikan Barak Obama i ka kërkuar kreut egjiptian Hosni Mubarak te marre vendimin e duhur për ti dhënë fund ditëve te tera protesta, ndërsa theksoi edhe njëherë se tranzicioni i pushtetit duhet te filloje tani. Megjithatë, kreu i Shtëpisë se Bardhe, nuk i ka kërkuar ne mënyrë te drejtpërdrejte Mubarak te japë menjëherë dorëheqjen. Thirrje për një tranzicion paqësor te pushtetit kane ardhur edhe nga sekretarja amerikane e shtetit, Clinton, kancelarja gjermane Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen, apo shefi i OKB-se, Ban Ki Mun, te gjithë te pranishëm ne një konference për sigurinë ne Munih. Ndërkohë, persona te panjohur kane hedhur ne ere një gazsjellës ne Egjipt, i cili furnizon Izraelin, duke krijuar vështirësi ne furnizimin e këtij shteti. Ne anën tjetër, ne ditën e 12-te te protestave revolucionare, mijëra njerëz kane zbritur serish ne sheshet kryesore ne Kajro dhe qytetet e tjera egjiptiane për te kërkuar largimin e presidentit Mubarak. Ndërsa ky i fundit ka zhvilluar bisedime me ministrat e qeverise egjiptiane ne një përpjekje për te nisur reformat, pikërisht ne momentin kur vendi është i përfshire nga protestat masive.
Shpërndaje