BE: Duam zgjedhje të lira dhe plotësim të reformave
09/01/2005 Luksemburgu, vendi që mban kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian, ka deklaruar se reformat dhe negociatat në Shqipëri po ecin ngadalë. Presidenca ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme në vend janë një test për Shqipërinë, dhe ecuria e tyre do ndiqet nga afër prej BE-së. "Negociatat janë shumë të ngadalta dhe reformat duken po të ngadalta", është shprehur një funksionare e lartë e Presidencës së radhës. Në këtë mënyrë dhe Luksemburgu, që e ka marrë presidencën një javë më parë, është shprehur se do të jenë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që do të përcaktojnë nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë. Kjo konfirmon deklaratën e dhënë për "Metropol" të zëdhënësit të BE-së, se marrëveshja do të nënshkruhet nga lideri që do të dalë pas zgjedhjeve.
Programi
BE thekson rëndësinë që kanë reformat në Ballkanin Perëndimor, për të ardhmen e tyre në BE. Implementimi i rezolutës së Selanikut do të qëndrojë në axhendën e BE-së për këto vende. Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, në deklarimin e projekteve, tha se në përputhje me këto do të bisedohet me Shqipërinë për procesin e Asociim-Stabilizimit". Kjo është deklarata e radhës e BE-së, ku reformat elektorale janë vënë në rendin e ditës. Madje, situata do të jetë dhe më e ndezur gjatë bisedimeve të task forcës shqiptare dhe asaj të Bashkimit Evropian.
Ballkani
Ndërkohë Luksemburgu thekson se negociatat për Bosnjen dhe Herxegovinën do të jenë të njëjtat si me Serbinë dhe Malin e Zi, pra do të nisin sapo të jenë plotësuar kushtet e vendosura. Për Kroacinë, negociatat më 17 mars të vitit 2005, parashikojnë bashkëpunimin e plotë me gjykatën ndërkombëtare të krimeve për ish-Jugosllavinë. Bisedimet me Maqedoninë do të nisin në gjysmën e parë të vitit 2005, pasi Shkupi të ketë plotësuar kërkesën për pranimin dhe të ketë plotësuar pyetësorin. Një kujdes i veçantë do t'i kushtohet Kosovës, ku përqëndrimi do të jetë në plotësimin e standardeve të sigurisë. Sipas Luksemburgut, standardet do të jenë tepër të rëndësishme për statusin përfundimtar të Kosovës. Por krerët e Presidencës së radhës theksojnë se deciziv do të jetë raportimi i strukturave të UNMIK-ut, që është organi përfaqësues i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Gjithsesi, duket se Bashkimi Evropian do të ketë projekte më të rrepta për Ballkanin, ku stabiliteti dhe plotësimi i standardeve nuk do të tolerohen.