E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha thërret Komitetin e Politikave

09/01/2005  Sot Partia Demokratike do të thërasë Komitetin e Orientimit të Politikave në mbledhjen e tij të parë. Nën drejtimin e kryetarit të PD-së, Berisha, specialistë të fushave të ndryshme do të japin mendimet e tyre jo vetëm mbi situatën aktuale në vend, por edhe për organizimin dhe funksionimin e departamenteve të këtij komiteti. Emra të tillë si Ylli Pango, Dhori Kule, Genc Ruli, Mentor Petrela, Genc Juka etj., pritet të jenë sot në tryezën e Berishës, për të biseduar për hapat e mëtejsëhm që do të ndiqen në funksion edhe të fushatës elektorale. Komiteti i Orientimit të Politikave u hodh si ide nga lideri demokrat Berisha në janarin e vitit të kaluar, kohë në të cilën u kërkua edhe hapja e PD-së me Shoqërinë Civile. Ky departament është quajtur edhe qeveria hije e PD-së. Komiteti i Orientimit të Politikave do të jetë i ndarë në departamente të caktuara, që do të merren me problemet e shëndetësisë, arsimit, ekonomi-financave, bujqësisë e tjerë. Çdo përfaqësues i departamentit do të ketë lidhje direkte vetëm me kryetarin Berisha, për të shmangur çdo keqkuptim që mund të lindë mes përfaqësusve të Shoqërisë Civile dhe drejtuesve të tjerë të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›