E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masakrohet me “Scorpions” dyshohet banda e Aldo Bares

08/01/2005  LUSHNJE - Një 25-vjeçar është vrarë në Lushnjë, me armë zjarri automatik nga perosna ende të paidentifikuar nga policia lokale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00 të mbrëmjes së premte, në vendin e quajtur "Ypsilon", në lagjen "Loni Dhamo", të qytetit të

Lushnjës, në njërin prej kryqëzimeve të rrugës kryesore të qytetit.

Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se 25-vjeçari Klodian Haxhiu është vrarë me armë zjarri "Skorpions", rreth 200 m larg shtëpisë së tij, një banesë private përdhese.

Të afërm të viktimës tregojnë se, në momentin e krimit, Klodiani sapo kishte dalë nga shtëpia e xhaxhait të vet, ku kishte shkuar për ngushëllim, pas vdekjes së gruas së xhaxhait. Ende pa u harruar kjo fatkeqësi, në familjen Haxhiu pason hjë tjetër, këtë herë me ekzekutimin me 9 plumba automatiku të Klodian Haxhiut.

Nga dëshmitë në polici të dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, mësohet se ka qenë një grup prej 5-6 personash, të cilët i kishin zënë pritë 25-vjeçarit.

Sipas këtyre dëshmive, por edhe nga pohimet e ekspertëve, që shkuan në vendin e ngjarjes, mësohet gjithçka që kishte ndodhur, kishte qenë e mirorganizuar për finalizimin e ekzekutimit të Haxhiut.

Ndërsa policia lokale nuk ka snjë informacion të saktë për identitetin e autorëve, edhe për motivet, nuk jepet ndonjë arsye përfundimtare për shkakun e kësaj vrasjeje, ndërkohë që mësohet se po hetohet në dy pista.

Sipas burimeve të policisë, pista e parë është e lidhur me një hasmëri të vjetër, të nisur që prej vitit 1998. Hasmëria ka lindur për çështje pronësie, pas privatizimit nga Shkëqlim Haxhiu, babai i Klodianit, i Hotel “Myzeqeja” në qytetin e Lushnjës. Ndërkohë ky projekt pretendohej të merrej nga i ashtuquajturi grupi i Aldo Bares, saktësojnë burime të komisariatit të Policisë së Lushnjës.

Për të shmangur një konflikt të mundshëm me të ashtuquajturën banda e Aldo Bares, familja Haxhiu kishte shkuar për të jetuar prej disa vitesh në qytetin e Shkodrës, ndërsa kishte vetëm rreth një vit që ishte rikthyer në Lushnjë. Megjithatë, prej kthimit në Lushnjë, babai i viktimës Shkëlqimi, qëndronte i ngujuar në shtëpinë e tij për t’ju shmangur hakmarrjes së mundshme.

Ndërkohë, pista tjetër e hetimit, është edhe ajo e hakmarrjes

personale ndaj vetë viktimës, pas një grindje të tij për motive

të dobëta që ai ka pasur me një bashkëqytetar tjetër disa kohë më parë.

Irena Mërtiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›