Ançeloti : Stam nuk është gati

09/01/2005
Përpara ndeshjes me Palermon, Karlo Ançeloti, flet për objektivat e Milanit: “Nuk më intereson të jem kampioni i dimrit, ka shpjeguar ai. Objektivi ynë është të marrim pikë në dy ndeshje”. Për kuqezinjtë: “Janë një skuadër e vendosur mirë në fushë dhe agresivë, të cilët janë duke zhvilluar një kampionat shumë të mirë”. Nuk është grupuar Stam. “Kemi menduar të mos rrezikojmë duke e futur përpara kohe. Do të luajë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ashtu siç e kishim parashikuar”. Ndonjë ndryshim i vogël mund të jetë në mesfushë, ndërsa për në sulm, gjithçka është konfirmuar: “Në sulm do të luajnë Shevçenko, Krespo dhe Kaka. Në mesfushë edhe mund të ketë ndonjë ndryshim”. Më pas, i thur disa elozhe Hernan Krespos: “Është një lojtar që ka shumë kualitet, ndoshta tani mund të ketë ndonjë moment të vështirë, për të nxjerrë jashtë topin. Ka dhe shumë lojtarë të tjerë që kanë ardhur këtu me disa probleme dhe i kanë zgjidhur. Nuk është aspak rastësi, puna e programuar shumë mirë, e strukturave të Milanit”. Me fitoren e Milanit kundër Leçes dhe me barazimin e Juves, në fushën e Parmës, diferenca midis kuqezinjve dhe zonjës së vjetër, është bërë në dy pikë. Por për Ançelotin, nuk ka ndryshuar asgjë: “Nuk ka ndryshuar asgjë nga pikëpamja jonë. Për Milanin, është e rëndësishme që të vazhdojë këtë moment të mirë që po kalon”. Në hapin fallco që ka bërë Juventusi, ka përfituar edhe Interi i Mançinit. Për trajnerin kuqezi, është shumë e vështirë që zikaltërit mund të hyjnë në luftën për titull: “Për mua do të vazhdojë të jetë një luftë midis nesh dhe Juves. Nuk besoj se është ndonjë problem Interi. Në qoftë se vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm, për Interin është shumë e vështirë që të hyjë në luftë me ne”.