“E bleva varrin pwr vete, futa vajzwn”
08/01/2005 TË MBIJETUAR
1 Miri Guri 26 vjeç Shkodër
2 Lulëzim Rexha 27 vjeç Troshan Lezhë
3 Paulin Pjetri 21 vjeç Laç i Vaut të Dejes
4 Fatbardh Petnikaj Malësi e Madhe
5 Gentian Kurtmemaj 26 vjeç Shkoder
6 Edlir Sykaj 19 vjeç Koplik
7 Aleks Guraziu 24 vjeç Guri i Zi.
8 Gani Niga 26 vjeç Shkoder
9 Avni Cakaj 20 vjeç Librazhd.
TË ZHDUKURIT
1. Kreshnik Bjeshka 18 vjeç Shkodër.
2. Artan Sagrini 30 vjeç Shkodër
3. Ela Grizha
4. Farie Kodra
5. Marjana Zajeti
6. Ardian Gjilaj.
7. Ndue Cani.
8. Gjin Grizhaj
TË VDEKURIT.
1. Gezim Fusha nga Dukagjini
2. Alfred Lleshi nga Vau i Dejës.
3. Alfred Docaj nga Dukagjini
4. Paulin Pushimaj nga Vau i Dejës
5. Arben Prenga nga Dajçi i Shkodër
6. Tom Gjoni nga Vau i Dejës
7. Agron Marku nga Malësia e Madhe
8. Sadik Doci nga Shkodra
9. Ridvan Lumaj nga Shkodra
10. Rasim Miruku nga Dajçi i Shkoder
11. Artan Ramadani nga Vlora
12. Lulëzim Prenga nga Shkodra
13. Mark Ndou Nga Dukagjini
14. Ortion Jacaj nga Bardhaj Shkodër
15. Shpëtim Dizdari nga Shkodra
16. Tonin Toka nga Dukagjini
17. Mariglen Mihllaj nga Bardhaj Shkodër
18. Gëzim Murtaj Shkodër
19. Luiza Martini Shkodër
20. Besamara Dibrati Shirokë Shkodër.
Dwnimet pwr 9 janarin
1.Viron Çobaj, me 25 vjet burg
2.Elton Tafili, 25 vjet burg në mungesë,
3.Altin Belulaj 25 vjet burg
4.Nazmi Hykaj 25 vjet burg si dhe gjobë prej 1 milion lekë
5.Cukal Delija 25 vjet burg si dhe 1 milion lekë gjobë,
6.Zef Markun 25 vjet burg
7.Hysni Trafilin 15 vjet burg
8.Arten Rrokaj 10 vjet burg
9.Albert Aliu 12 vjet burg
10.Servet Beshaj 4 vjet burg
11.Sami Hykaj koha e paraburgimit
12.Edmir Sykaj koha e paraburgimit
INTERVISTE/ Flet Nik Martin: Tani dy jetimwt e vajzws, kanw pwrfunduar nw shtwpinw e fwmijws
“E bleva varrin pwr vete, futa vajzwn”
Si u ble vdekja nga 1500 euro dhe rrwfimet e familjarwve
Ardian Mehmeti
SHKODER - Një vit më parë, Shkodra ishte në natën e saj të zisë. Rreth 30 djem të rinj, burra e gra, ishin nisur drejt rrugës së vdekjes. Shkodra sot kujton me dhembje tragjedinë e 9 janarit, ngjarje që nuk do të harrohet lehtë jo vetëm nga qytetarët e këtij qyteti, por nga e gjithë Shqipëria. 20 persona të vdekur, 8 të zhdukur dhe 9 të mbijetuar, ishte bilianci i tragjedisë së 9 janarit, ku të gjithë personat e ndodhur në gomone, që ishin nisur drejt brigjeve të Italisë ishin nga Shkodra dhe fshatrat e këtij qyteti. Sipas dëshmive të të gjithë familjarëve, ata kishin paguar nga 1500 euro, në këmbim të ëndrrës tyre për të shkuar në Itali dhe të gjithë ishin të shtyrë nga kushtet ekonomike për një jetë më të mirë. Ndërsa familjarët e viktimave, që kanë gjetur trupat, kujtojnë sot bijtë e tyre në varrezat e qytetit me lule dhe lot. Më pa fat janë ata që nuk i kanë gjetur trupat e fëmijëve të tyre e do të vendosin lule në brigjet e detit.
Të pavarrët
Marjana Sagrini, e veja e Artan Sagrinit, që humbi jetën në tragjedinë e 9 janarit, duke lënë një djalë 8 vjeç dhe atë vetë të ve, tregon me lot në sy për gazeten se lulet më datën 9 janar do t’i hedhë në det, pasi aty është varri i burrit tim, në të njëjtën kohë shprehet Marjana i bëj thirrje shtetit dhe strukturave lokale shtetërore që të na ndihmojnë. “Unë jam e vetme me një djalë 8 vjeç me shtëpi me qira, në një pallat në Shkodër dhe nuk kam asnjë të ardhur. Kam kërkuar punë disa herë te prefekti dhe kryetari i Bashkisë, por vetëm fjalë e premtime boshe. Tani më vjen turp t’u shkoj më në zyrë, pasi kam një vit që u kërkoj punë. Lule në det dhe vizita në shtëpi në këtë mënyrë do të përkujtojnë 9 janarin familjarët që nuk i kanë gjetur trupat e fëmijëve të tyre. E Marjana është vetëm njëra nga ato gra që ka humbur njeriun e shtrenjtë dhe nuk e ka gjetur më. Janë edhe 7 nëna të tjera shkodrane, që, sot në përvjetorin e parë të vdekjes së djemve të tyre, nuk kanë një “cak” se ku të qajnë.
Rrëfimi i babait
Nik Martini, 70 vjeç, banori i lagjes periferike të Shkodrës, në lagjen “Skënderbeg” ka humbur në tragjedinë e 9 janarit vajzën e tij, 32-vjeçaren Liza Martini. Plaku, të cilit i ka lënë e bija dy fëmijë jetimë, tregon historinë rrënqethëse të familjes së tij. Nika jeton në një shtëpi përdhese, vetëm në kushte jo të mira ekonomike. Dje atë e gjetëm në shtëpi. I vetëm duke pirë cigare pranë sobës, megjithëse dukej tepër i lodhur shpirtërisht, ai për t’u treguar mikpritës, ka pranuar të tregojë historinë e dhimbshme të vdekjes së të bijës.
Pse donte të ikte vajza juaj?
Kushtet ekonomike e detyruan atë të marrë rrugën për në Itali. Ime bijë kishte dy fëmijë, ishte pa burrë e ku të punonte nuk kishte. Atëherë nuk i kishte mbetur asgjë tjetër veç të ikte në Itali për një jetë më të mirë dhe për siguruar të ardhmen e fëmijëve të saj.
Më ke iku Liza në Itali?
Ajo u nisë bashkë me burrin e motrës të saj, Miri Gurin, për të shkuar tek e motra. Kanë qenë të dy në gomone. Ai ka shpëtuar, ndërsa vajza ime ka vdekur. Sipas dhëndrit tim, Mirit, ajo ka vdekur në krahët e tij dhe në momentin kur ajo ka dhënë shpirt, kanë qenë tepër tronditëse nga ana psikike për dhëndrin, i cili e ka vuajtur disa muaj mbrapa. Liza kishte ndër mend të ikte e pastaj të merrte dy fëmijët tani që ajo vdiq fëmijët për momentin po qëndrojnë te “Shtëpia e Fëmijës”, pasi unë jam i moshuar dhe nuk mund t’u bëj hysmet.
Gjatë kësaj kohe çfarë keni menduar më shumë?
Ajo që më bën të mendohem shumë nuk është vetëm tragjedia që na ndodhi, pasi ndihem dyfish i shkatërruar shpirtërisht. Kjo për arsye se përpara se të ndodhte kjo unë shkova në varreza dhe hapa një varr për vete, pasi jam në moshë dhe thashë ta kem varrin e hapur. Por ndodhi ajo që nuk e kisha menduar dhe që nuk ia uroj asnjë prindi, në atë varr që hapa për vete varrosa vajzën time, dhe kjo më bën të vuaj shumë shpirtërisht.