E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo beson te Del Piero

09/01/2005  Pavarësisht nga afrimi i Milanit, Fabio Kapelo, qëndron i qetë dhe shpjegon: “Në qoftë se do të shihnim pikët që kuqezinjtë kanë rekuperuar, duhet të shqetësohemi, por jo për lojën e shprehur”. Kundër Livornos, trajneri bardhezi do t’i besojë edhe një herë, Del Pieros: “E zëvendësova, sepse kisha nevojë për lojtarë me karakteristika të tjera dhe nuk kam asgjë personale me të. Nuk kam as simpati dhe antipati për lojtarët e mi”. Pavarësisht nga ndeshja e Parmës, e cila nuk ishte shumë ekzaltuese, Kapelo është shumë i bindur që pushimet i kanë bërë mirë Juves dhe bardhezinjtë kanë paguar vetëm rastet e pafat. “Mbas barazimit të “Tardinit”, ka vazhduar ai, më ka ardhur shumë keq për atë që ishte shkruar mbi Monteron, nuk meritonte të trajtohej keq, pas një përplasjeje topi të pafat. Më përpara kishte luajtur shumë mirë. Gjithsesi jemi paraqitur shumë mirë fizikisht, pas pushimeve. Në fakt, ndeshja jonë ka qenë me një ritëm shumë të lartë”. Kundërshtari i ardhshëm është mundur nga Interi në shtëpinë e tij, por Kapelo nuk e nënvlerëson potencialin e Livornos. “Kundër Interit ka treguar që është një skuadër e përqendruar, ka komentuar trajneri bardhezi, e cila është shumë mirë fizikisht dhe mbyllet mirë në mbrojtje”. Ka ndërmend që të përdorë të njëjtin formacion që ka luajtur në ndeshjen e fundit të kampionatit. “Duke patur parasysh që kanë luajtur vetëm një ndeshje pas 15 ditësh pushim, ka konfirmuar Kapelo, nuk besoj se është e nevojshme të përdor rotacionin, do ta bëj në javën e ardhshme, në Kupën e Italisë”. Trajneri ka thënë që nuk mendon për ndonjë hap fallco të Milanit, por vetëm për kampionatin dhe për Juven. “Unë nuk mendoj për të tjerët, do të bëjmë rrugën tonë dhe në qoftë se ndonjeri do të jetë më i mirë se ne, do t’i japim komplimentet tona. Por besoj shumë në skuadrën time dhe jam shumë i bindur që do të shkojmë deri në fund”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›