"Deutsche Bank", pranë akuzave për përgjim të aksionerëve
«Deutsche Bank"
ka pushuar
nga puna dy
menaxherë të
rëndësishëm të saj, ndërsa pritet
të përballet me një hetim nga
prokuroria e shtetit në lidhje
me akuza përgjimesh. Bëhet
fjalë për përgjime në bankën
më të madhe të Gjermanisë.
Sipas burimeve të saj, banka
është në pritje të përfundimeve
të hetimeve të ndërmarra nga
stafi drejtues, ndërkohë që nuk
ka komentuar më tej në lidhje
me dyshimet për përgjimin e një
drejtori joekzekutiv apo akuzat
për monitorimin e të aksioneri
kritik dhe një gazetari. Në fillim
të kësaj jave prokurorët e shtetit
thanë se ata po merrnin në konsideratë
ndërmarrjen e një hetimi
në lidhje me akuza të mundshme
mbi spiunimin e bankës. Ndërkaq,
u mësua se dy menaxherë të
lartë në institucionin më të madh
financiar gjerman nuk punonin
më për të. Ky është edhe zhvillimi
i fundit i një çështjeje tashmë të
vjetër, asaj që e çoi shefin ekzekutiv,
Josef Ackerman, që të pajtonte
një firmë ligjore për të hetuar në
lidhje me akuzat brenda bankës,
hetime që do të mbikëqyren personalisht
prej tij. Disa nga akuzat
për përgjim janë bërë për periudhën
kohore kur Ackerman ishte
shef ekzekutiv. Edhe pse akuzat
për një përgjim të mundshëm të
"Deutsche Bank" duken sporadike
në krahasim me monitorimin
sistematik të punëtorëve që e
detyruan shefin ekzekutiv të grupit
hekurudhor "Deutsche Bank"
që të jepte dorëheqjen, banka
është vendosur në qendër të vëmendjes.
Përgjimi i mundshëm
ka ndodhur në vitin 2001, edhe
pse ikja e dy menaxherëve lidhet
me vitin 2006. Në vitin 2001, sipas
një burimi, thuhet se banka vëzhgonte
me imtësi një aksioner kritik
për të. Bëhet fjalë për Michael Bohndorf.
Ai ishte jurist që jeton në
ishujt spanjollë të Ibicës dhe mendon
se i është ngritur një kurth me
një grua braziliane, e cila mendon
se e ka spiunuar. Banka akuzohet
edhe për përgjim të një ekzekutivi
të saj të lartë që mendohet se i
jepte informacion të brendshëm
e të rezervuar një gazetari që
punonte për "Reuters". Skandali
i bankës gjermane pason një sërë
skandalesh të disa institucioneve
financiare në Gjermani të dyshuara
apo të provuara që janë marrë
me përgjime. Mes këtyre mund
të përmendim Hewlett Packard,
si dhe "Deutsche Telecom". Deri
tani, banka ka refuzuar që të
komentojë për detajet e akuzave
që i janë bërë. Vitin e kaluar,
"Deutsche Bank" raportoi humbjen
e parë vjetore në 50 vitet e
fundit, pasi u detyrua që të zhytej
në borxhe në një situatë shumë
të vështirë financiare lidhur me
problemet në bankat amerikane.
ka pushuar
nga puna dy
menaxherë të
rëndësishëm të saj, ndërsa pritet
të përballet me një hetim nga
prokuroria e shtetit në lidhje
me akuza përgjimesh. Bëhet
fjalë për përgjime në bankën
më të madhe të Gjermanisë.
Sipas burimeve të saj, banka
është në pritje të përfundimeve
të hetimeve të ndërmarra nga
stafi drejtues, ndërkohë që nuk
ka komentuar më tej në lidhje
me dyshimet për përgjimin e një
drejtori joekzekutiv apo akuzat
për monitorimin e të aksioneri
kritik dhe një gazetari. Në fillim
të kësaj jave prokurorët e shtetit
thanë se ata po merrnin në konsideratë
ndërmarrjen e një hetimi
në lidhje me akuza të mundshme
mbi spiunimin e bankës. Ndërkaq,
u mësua se dy menaxherë të
lartë në institucionin më të madh
financiar gjerman nuk punonin
më për të. Ky është edhe zhvillimi
i fundit i një çështjeje tashmë të
vjetër, asaj që e çoi shefin ekzekutiv,
Josef Ackerman, që të pajtonte
një firmë ligjore për të hetuar në
lidhje me akuzat brenda bankës,
hetime që do të mbikëqyren personalisht
prej tij. Disa nga akuzat
për përgjim janë bërë për periudhën
kohore kur Ackerman ishte
shef ekzekutiv. Edhe pse akuzat
për një përgjim të mundshëm të
"Deutsche Bank" duken sporadike
në krahasim me monitorimin
sistematik të punëtorëve që e
detyruan shefin ekzekutiv të grupit
hekurudhor "Deutsche Bank"
që të jepte dorëheqjen, banka
është vendosur në qendër të vëmendjes.
Përgjimi i mundshëm
ka ndodhur në vitin 2001, edhe
pse ikja e dy menaxherëve lidhet
me vitin 2006. Në vitin 2001, sipas
një burimi, thuhet se banka vëzhgonte
me imtësi një aksioner kritik
për të. Bëhet fjalë për Michael Bohndorf.
Ai ishte jurist që jeton në
ishujt spanjollë të Ibicës dhe mendon
se i është ngritur një kurth me
një grua braziliane, e cila mendon
se e ka spiunuar. Banka akuzohet
edhe për përgjim të një ekzekutivi
të saj të lartë që mendohet se i
jepte informacion të brendshëm
e të rezervuar një gazetari që
punonte për "Reuters". Skandali
i bankës gjermane pason një sërë
skandalesh të disa institucioneve
financiare në Gjermani të dyshuara
apo të provuara që janë marrë
me përgjime. Mes këtyre mund
të përmendim Hewlett Packard,
si dhe "Deutsche Telecom". Deri
tani, banka ka refuzuar që të
komentojë për detajet e akuzave
që i janë bërë. Vitin e kaluar,
"Deutsche Bank" raportoi humbjen
e parë vjetore në 50 vitet e
fundit, pasi u detyrua që të zhytej
në borxhe në një situatë shumë
të vështirë financiare lidhur me
problemet në bankat amerikane.