E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremlini i jep të drejtë vetes të spiunojë postën e njerëzve

Qeveria ruse i ka dhënë vetvetes
një pushtet të madh në lidhje
me përgjimin e qytetarëve rusë.
Kjo vjen pas një dekreti të ri që
u jep shërbimeve inteligjente një akses
të pakufizuar për të lexuar e-mail-et e
njerëzve pa paralajmërim. Dekreti që
të kujton taktikat e spiunazhit të epokës
sovjetike, i lejon shërbimet sekrete
përfshi Shërbimin e Huaj Inteligjent, si
dhe policisë, doganave, burgjeve që të
marrin informacion në lidhje me dërguesit
dhe adresat e zarfeve të postës.
Dekreti parashikon që agjentët e FBB-së,
pasuesja e KGB-së, të vendosin monitorë
në të gjitha postat e vendit. Kritikët
e Kremlinit i kanë denoncuar masa të
tilla, duke i quajtur shkelje të të drejtave
kushtetuese të privacisë. "Ky dokument
ka një karakter teknik. Ai nuk dhunon
të drejtat e marrësve dhe dërguesve të
postës", ka bërë të ditur një zëdhënës i
ministrisë që mohon akuzat se shërbimet
inteligjente do të kenë më shumë
kompetenca në jetët e njerëzve. Dekreti
ka hyrë dje në fuqi dhe shkaku i nxjerrjes
së tij ka qenë lufta kundër krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›