Vrasja e Arjan Selimit policia I plagosuri kalimtar i rastit
Policia e Tiranes ka dhënë versionin zyrtar të atentatit të së hënës ku mbeti i vrare 37 vjeçari Arjan Selimi, ndërsa mbeti i plagosur një 20 vjeçar. Në një njoftim të posaçëm për shtyp blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije se në bazë dhe të gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes mbi viktimën është qëlluar plot 20 herë.
Atentati i mirëorganizuar në rrugën Stavri Themeli në zonën e njohur si ish-parku i autobuzëve në Tiranë sipas policisë duket se ka dalë jashtë kontrollit pasi nga të shtënat e shumta është plagosur dhe një kalimtar i rastit i cili ndodhej fare pranë viktimës, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e qëlluar me breshëri kanë dalë nga një armë automatike, ndërsa kanë qenë aq shumë saqë kishin arritur largësinë deri në 60 metra duke rrezikuar dhe persona të tjerë.
Sakaq, policia bën me dije se po hetohet në disa pista ndërsa ajo kryesorja mbetet ajo për hakmarrje, kjo dhe për shkak të aktivitett të viktimës si i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Jul Kasapi