Blank: E respektojmë Shqipërinë, por duam ta mundim
TIRANË- Trajneri i Francës Loran Blank është shprehur me respekt për kombëtaren shqiptare, duke e konsideruar ndeshjen e së premtes si tepër të vështirë. Blank kujtoi rezultatet e Shqipërisë në “Qemal Stafa” dhe sipas tij, kombëtarja kuqezi ka ende shanse për kualifikim. Ai nuk e bëri të ditur formacionin për shkak të dëmtimeve, ndërkohë që pret një kundërshtar agresiv në fushën e lojës.
“Kemi shumë respekt për ekipin shqiptar, që sipas nesh mund të kualifikohet në Europian. Unë e di që ju keni fituar shumë ndeshje në fushën tuaj, por çdo ndeshje që luajmë jashtë, në Shqipëri apo diku tjetër, ne e përgatisim për të fituar. Thashë që kemi respekt, por duam t’ju mundim”,- deklaroi tekniku i “Gjelave”.
Loran Blank u shpreh se nuk u beson shumë zërave se Shqipëria do të luajë në sulm. “Kam pak dyshime për këtë. Megjithatë, më duhet të pranoj se disa cilësi të ekipit shqiptar si agresiviteti apo teknika, më frikësojnë pak. Gjithashtu e di se i gjithë ambienti këtu dhe kombëtarja juaj është super e karikuar përpara një ndeshjeje të tillë. Nëse Shqipëria i vendos kualitetet e saj në lojë, atëherë për ne do të jetë e vështirë. Edhe para 20 vitesh mbaj mend që kemi vuajtur shumë këtu, sepse kemi shënuar gol në minutën e 75-të”, tha Loran Blank. Pas konferencës për mediat, francezët zhvilluan seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes.
Franca pritet të luajë me një mesfushë tepër ofensive, të përbërë nga Nasri, Maluda apo Riberi.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)