Tifozat Kuq e Zi: Policia të mos bllokojë koreografinë tonë
TIRANË- Në prag të ndeshjës së Kombëtares shqiptare kundër asaj franceze, Tifozat Kuq e Zi kanë lëshuar një deklaratë me anë të së cilës i kërkojnë policisë së Tiranës të mos bllokojë koreografinë e tyre.
“Kërkojmë nga Policia shqiptare që të mos e bllokojë koreografinë dhe të na hedhi në plehra mundin, djersën dhe paratë tona”, shprehen tifozët në delaratën e tyre, duke thënë madje se ata janë pëlqyer edhe jashtë vendit për mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares së futbollit.
Duke e dënuar këtë akt tifozët Kuq e Zi mbeten në pritje që policia e Tiranës të zgjidhë këtë problem të shkaktuar, pasi sic shprehen ata, Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” ka qenë gjithmonë pararojë e tifozerisë shqiptare, me koreografi, himn dhe përkrahje në mënyre masive të kombëtares së futbollit. Parrullat, “O sa mirë me qenë Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombëtare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër; Proud to be Albanian; kanë bërë që të zënë vend në zemrat e çdo shqiptari, prandaj sipas tyre ato duhet të jenë pjesë edhe e ndeshjes së nesërme.
“Pa asnjë shpjegim nga ana e Policisë së Shtetit, kjo koreografi po bllokohet që të hapet në stadium. I kujtojmë Policisë së Shtetit se në stadiumet shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj të të ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj Malit të Zi ku u hap parrulla: “Shkodra është Mal i Zi”, në sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prapë asnjë reagim nga policia e shtetit. Policia tregon “forcen” e vet ndaj një cope, ndaj një koreografie, ndaj një grupi djemsh që përkrahin veçse Kombëtaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen në pah”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkohë që sot policia ka deklaruar se sportdashësit që do të hyjnë në stadium do të kontrollohen në mënyrë të imtësishme për të parandaluar futjen në stadium të sendeve të ndaluara si: fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shqipëri-Francë, shisnin bileta 4 fish më shumë, 8 në pranga Blank: E respektojmë Shqipërinë, por duam ta mundim FOTO: Skandali, flamuri kombëtar “kokë poshtë” në Qemal Stafa