Vlorë, 60 fëmijë preken nga viroza në ditë
VLORE- Fluks fëmijësh, të prekur nga virozat e stinës në repartin e Pediatrisë së qytetit të Vlorës.
Vetëm në 24 orët e fundit, numri i shtrimeve ka arritur në 37 fëmijë, duke u konsideruar si i lartë, ndërkohë në harkun e 24 orëve regjistrohen 50-60 vizita.
“Dominon kryesisht çrregullimi i rrugëve të frymëmarrjes. Nënat i mbajnë fëmijët disa ditë me temperaturë, në një kohë që duhet të paraqiten fillimisht në shërbimin ambulator të qytetit dhe pastaj në varësi të rastit fëmijët duhet të nisen për një trajtim më të specializuar”, u shpreh mjekja pediatre Rina Llanaj.
Kapaciteti i shtretërve deri tani i përballon shtrimet, por risku është që situata të vijojë të rëndohet, ndaj kërkohet më tepër kujdes nga ana e nënave për fëmijët.
(m.a/News24/BalkanWeb)