E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Kriza të mos pengojë procesin e anëtarësimit

Kriza e rëndë globale ka nxitur vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që për anëtarësimet e reja duhet që aplikuesit të përballojnë ekonomikisht anëtarësimin. Askush nuk ka ngelur i paprekur nga kriza, prandaj duhet të mendojmë si të përballemi me të, në mënyrë inteligjente, ka theksuar shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana. Ndërkohë, komisioneri per zgjerimin ne BE, Olli Rehn kërkoi aplikimin e politikave të punësimit, në mënyrë që kriza të mos pengojë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera, Olli Rehn është shprehur se zgjerimi nuk duhet të "mbetet peng", për problemet për të cilat vendet, që synojnë integrim, nuk janë fajtore. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe ministri i jashtëm britanik, David Miliband i cili ka deklaruar se, asnjëherë dyert nuk do të mbyllen dhe se është e drejtë të vazhdohet procesi që çon në zgjerimin e BE me anëtarë të tjerë, si dhe shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini dhe ai i asaj suedeze, Carl Bildt. Ky i fundit madje ka vlerësuar se, mbyllja e dyerve për Ballkanin, do të mund të kishte pasoja serioze për rajonin. Ndërsa nga ana tjetër, dy ministrat, ai i Francës dhe Gjermanisë e kundërshtojnë këtë zgjerim. "Nuk do të ketë zgjerim, nëse nuk miratohet Marrëveshja e Lisbonës, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet ta ulin tonin e retorikës nacionaliste të tyre, tha ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në Hluboka të Çekisë, e cila e kryeson edhe presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Kjo pikëpamje u mbështet edhe nga zyrtarët e ministrisë së jashtme të Gjermanisë. Në bisedimet e ministrave të jashtëm të shteteve të BE-së, për procesin e integrimit, morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia. Në këto takime ishte e pranishme edhe Turqia

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›