KE pro ligjit të lustracionit, por pas verifikimit nga Komisioni i Venecias

Reporterët e Këshillit të Europës duket se nuk kanë shprehur ndonjë kundërshtim lidhur me ligjin për pastërtinë e Figurave. Raporti i dy reporterëve duket se ka kërkuar që të ndiqen standarde të qarta të cilat të mos të cenojnë Kushtetutën dhe liritë e individit. Gjithsesi edhe pas këtij raporti në Këshillin e Europës, ligji i dosjeve do i nënshtrohet gjykimit të Komisionit të Venecias. Shqipëria duhet të presë vendimin e Komisionit të Venecias për ligjin e dosjeve.
Kjo është deklarata e reporterëve të KE-së, Greg Laskow e David Wilshire në projekt-raportin e hartuar për qëndrimin e tyre në Tiranë nga data 9 deri më 11 shkurt. Pas takimeve të zhvilluara në Shqipëri dy reporterët e KE-së kanë konkluduar raportin e tyre lidhur me Ligjin e Lustracionit dhe ndjekjen e rezolutës së asamblesë në lidhje me ankesat mbi përbërjen e delegacionit shqiptar. Në lidhje me ligjin e shumëpërfolur të lustracionit, ata theksojnë faktin se ai u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndonëse ndaj tij pati vërejtje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas tyre, ky ligj sjell pasoja kushtetuese dhe bie ndesh me standardet e Këshillit të Europës. Ndër to përmendet gama e gjerë e kategorisë së zyrtarëve, që prek ligji, ndershmëria e proporcionalitetit dhe e procedurave të pastrimit, por edhe ashpërsia e sanksioneve të parashikuara. Ne besojmë se procedurat e lustracionit duhet të ndjekin kritere tepër strikte për tu siguruar që të gjitha rastet do të trajtohen paanshmërisht dhe në përputhje me ligjin. Për këtë arsye i këshilluam autoritetet shqiptare, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, tia dërgojnë Ligjin e lustracionit Komisionit Evropian për Demokracinë nëpërmjet Komisionit të Venecias, për të marrë aty një mendim ekspertësh. Për ligjin e dosjeve duhet të pritet mendimi i Komisionit të Venecias, pasi ai shkel 18 nene të Kushtetutës. Duhet domosdoshmërish që për këtë ligj të plotësohen standardet evropiane", thuhet në raport. Dy reporterët e Këshillit të Europës, në lidhje me ligjin e lustracionit, citojnë deklaratat e mbledhura nga kryeministri dhe presidenti, por dhe opozita duke nënvizuar se për këtë ligj nuk ka patur konsensus. Ata nënvizojnë se kur kanë takuar presidentin Topi lidhur me këtë ligj ai u ka bërë të ditur se ky ligj është shumë më ndryshe nga ai, që vetë Topi propozoi në vitin 2006. Një tjetër pikë, që vërehet me shqetësim është fakti se ligji nuk ka afat kohor. Sipas reporterëve Gjykata Kushtetuese i informoi se do të merrte një vendim për pezullimin e zbatimit të ligjit të lustracionit, të njohur edhe si ligji i dosjeve. Na u dhanë dy shpjegime kontradiktore për kohën dhe shpejtësinë me të cilën ligji u miratua në parlament. Së pari, kjo kishte të bënte me afërsinë e zgjedhjeve të përgjithshme dhe e dyta me rastet e korrupsionit, aktualisht nën hetim nga prokurorët, thuhet ndër të tjera në raport. Ndërsa në lidhje me rastin Biberaj, ata shprehen se është jashtë kompetencave të tyre, të ndërhyjnë në çështjet e administratës së brendshme të Shqipërisë, por sugjerojnë që një rast i tillë, të mos përsëritet më. Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 qershor 2009, në raport nuk ka konstatime të mëdha, pasi sikundër thonë reporterët nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të mbledhur fakte nga të gjitha palët, pasi janë njohur me ndryshimet për Kodin Zgjedhor vetëm nga kreu i KQZ-së, Ristani, megjithatë mbështesin idenë që një komision Ad-Hoc të mund të monitorojë procesin e përgatitjeve për zgjedhjet.
Takimet e reporterëve të KE në Tiranë
Raporterët e Komisionit Europian kanë zhvilluar një sërë takimesh me politikanët e vendit gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. Gjatë takimit me kreun e shtetit, Bamir Topi ata kanë shprehur të njëjtin qëndrim që do ti drejtohen Komisionit të Venecias për ligjin shqiptar të dosjeve. Ata janë takuar edhe me kreun e qeverisë, Berisha, i cili i shprehu atyre vullnetin e tij për të bashkëpunuar me çdo institucion ndërkombëtar për zbatimin ligjit të lustracionit, duke përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias. Por, reporterët e KE janë takuar edhe me liderin e opozitës, i cili ka theksuar për të disatën herë se ligji i dosjeve shkel rëndë kushtetutën, ndërkohë që nuk ka ngurruar të thotë se ky ligj nuk është gjë tjetër veçse përpjekje e Kryeministrit Berisha për të mbuluar mëkatet e qeverisë, dhe dosjet korruptive të ministrave të kabinetit të tij. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ata janë takuar me kryetaren e kuvendit, Jozefina Topallin, me ish zv. presidentin e Asamblesë Parlamentare të KE, deputetin e PD, Aleksandër Biberaj, me zëvendëskryeministrin Genc Pollo, etj.