Zgjedhjet në PD Vlorë, Kollozi, kreu i degës

Vlorë- Me 293 vota pro, kuvendi i Partisë Demokratike, Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie në këtë qytet. Ardian Kollozi është renditur në krye të listës së fituesve, duke lënë pas kandidatin tjetër, Genti Hamzaraj, i cili morri 95 vota. Kuvendi i Partisë Demokratike në këtë qytet, ka nisur mesditën e djeshme, ku përveç anëtarëve me mandate zgjedhës nga seksionet e kësaj partie, kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të kësaj force, nënkryetari i PD- së, Astrit Patozi, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Pone dhe kryetarë të partive aleate.
Misioni kryesor i këtij kuvendi ishte zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj dege. Nuk ka rikandiduar për këtë post kryetari i mëparshëm Agron Sharra dhe po ashtu edhe plot kandidatura që deri përpara katër ditësh kanë qenë në vijën e parë të kandidimit. Për këtë post, me urdhër të Sali Berishës, kryetarit aktual të PDSH- së për postin e kryetarit të PD-së, kanë kandiduar deputeti aktual i kësaj partie, Ardian Kollozi dhe kryetari i degës së tatim taksave Genti Hamzaraj. Pas përshëndetjeve të rastit nga kryetarë të partive aleate, që kanë uruar në kor fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, kanë shpalosur platformat e tyre edhe dy kandidatët për kryetarë partie dhe kanë kërkuar votat e delegatëve. Ata të dy kanë qenë në unison se përpjekja më e madhe pas zgjedhjeve të postin e kryetarit do të jetë fitorja në zgjedhjet e qershorit. Votimi ka filluar pas orëve të mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes ende nuk dihet se kush është fitues. Në këtë kuvend merrnin pjesë më të drejtë vote 372 delegatë që përveç kryetarit të partisë për degën do të zgjedhin edhe organet e tjera drejtuese të partisë.