Qeveria, hedh poshtë akuzat e PS: INSIG nuk është i rrënuar
Partia Socialiste dhe zyrtarë të saj, të përfshirë nga ethet elektorale, kanë vënë në shënjestër të saj kompaninë INSIG dhe vlerën e tij në treg, duke folur për një rrënim të kësaj kompanie, por kjo nuk është aspak një gjë e vërtetë. Një fakt i tillë u deklarua publikisht nga ministria e Financave, e cila në kundërpërgjigje të akuzave, e cilësojnë situatën e INSIG-ut në treg si mjaft pozitive.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, konfirmohet se kompania INSIG për vitin 2008 renditet e dyta në treg nga 10 kompani që operojnë për sigurimet e jetës dhe jo jetës në Shqipëri duke zotëruar mbi 16 % të këtij tregu. A mund të quhet INSIG - sha një shoqëri e rrënuar apo në rrënim me këto rezultate?, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie. Gjithashtu në pohimin zyrtar të qeverisë për këtë çështje, hidhet poshtë një tjetër deklaratë e Partisë Socialiste. Një tjetër e dhënë që flet kundër mashtrimeve të Partisë Socialiste është fakti se ndërsa në vitin 2003 kur kompania INSIG u vlerësua vetëm 25 milionë dollarë për 100 % të aksioneve, në vitin 2008 vlera e tij ishte 53.2 milion dollarë ose dy herë me lartë se periudha kur qeveriste partia e Beqjas, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave. Duke vazhduar kundërshtimet ndaj PS, theksohet se me pretendimet e PS-së për transparencën e procesit, thuhet se publiku është informuar për të gjitha e fazat e tij. Në fund, jepen shifra konkrete të ecurisë pozitive të INSIG-ut në tregun vendas të sigurimeve, si ajo që konfirmon se rritjen e ndjeshme të primeve bruto me 4.9 milion euro në vitin 2005, në rreth 8.1 milion euro në vitin 2008.