E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Korrupsioni dhe drejtësia pengojnë zhvillimin

Sekretari i përgjigjëm i Këshillit të Evropës, ka kërkuar nga qeveria shqiptare luftimin e korrupsionit me qëllim shtimin e investitorëve të huaj në vend. Kjo është një nga arsyet thelbësore që sipas z. Ëalter Schëimmer pengon zhvillimin e vendit nga investimet e huaja. Ndër të tjera, ai u shpreh se Shqipëria duhet të përmirësojë edhe disa pika të dobëta të shtetit, që sipas tij janë: forcimi i shteti ligjor, përmirësimi i sistemit të drejtësisë por mbi të gjitha, sipas tij Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës i sugjeron qeverisë shqiptare që të përqendrohet në investimet në turizëm, pasi duhet një turizëm cilësor dhe jo sasior. Nëse qeveria arrin të mbrojë mjedisin në vendet bregdetare dhe të investojë në të atëherë po do të kemi më shumë turistë cilësorë, u shpreh Schëimmer, i cili theksoi si dobësi të vendit, mosnjohjen nga investitorët. Nisur nga kjo mangësi, ai mendon se nuk janë të nevojshme vetëm reformat fiskale, si për shembull, taksa e sheshtë, hapja e qendrës së regjistrimit etj, por Shqipëria ka nevojë të njihet. Këto deklarata, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian, Ëalter Schëimmer, i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në forumin ekonomik të Crans Montanës, që u zhvillua në Shqipëri për herë të katërt këtë vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›