E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Pa letërnjoftime elektronike nuk ka shërbime shtetërore

Ministria e Brendshme paralajmëron qytetarët se nuk do të përfitojnë asnjë shërbim nga institucionet shtetërore nëse nuk pajisen me kartat e identitetit. Mospasja e kartës së identitetit do të krijojë pamundësinë e marrjes së këtyre shërbimeve për pensionistët, studentët dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Zëdhënësi i kësaj ministrie Fatmir Konja i ka ftuar edhe një herë qytetarët të aplikojnë për kartat e identitetit. Ministria e Brendshme rikujton edhe njëherë se letërnjoftimi elektronik është një dokument që nuk vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare të qershorit, por edhe për të marrë shërbimet e institucioneve shtetërore. Mospasja e kartës së identitetit do të krijojë pamundësinë e marrjes së këtyre shërbimeve për pensionistët, studentët dhe të gjithë qytetarët e tjerë tha Konja. Zëdhënësi i këtij dikasteri ka publikuar me shifra ecurinë e procesit dhe ka rikujtuar se tashmë qytetarët mund të aplikojnë njëkohësisht edhe për pasaportat biometrike. Deri në datën 26 Mars 2009 kanë aplikuar 350 mijë shtetas, ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Personalizimit të të Dhënave janë prodhuar 250 mijë karta identiteti tha Konja. Ndonëse pajisjet me kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike janë një kusht për zgjedhjet vlera e tyre shkon shumë më tej se ky proces. Ndër të tjera nëpërmjet kësaj deklarate mësohet se procesi i aplikimit për letërnjoftime elektronike deri më tani ka filluar në 210 njësi vendore. Para disa ditësh ka filluar në Tiranë edhe procesi i aplikimit për pasaporta biometrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›