E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Malta dhe Danimarka ratifikojnë MSA

Malta dhe Danimarka kane ratifikuar marrëveshjen e stabilizim asociimit mes Shqipërisë dhe BE. Sipas një njoftimi zyrtar te Ministrisë se punëve te jashtme te Shqipërisë, më datë 21 prill 2008, Malta ka depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit të Ministrave të BE-së, dokumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshje, kurse dje  MSA-ja Shqipëri – BE, u ratifikua dhe nga Danimarka.  Kështu, Malta dhe Danimarka çojnë në 17-të numrin e vendeve që kanë ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shpresuar qe procesi i ratifikimit të përfundojë brenda parashikimeve të Qeverisë shqiptare. Edhe Çekia pritet te ratifikoje këtë jave marrëveshjen e Asociim stabilizimit te Shqipërisë me BE, sipas një premtimi te bere një jave me pare ne Tirane nga kryeministri çek Mirek Topolanek gjate një takimi me kryeparlamentaren shqiptare Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›