Feith: OKB, këshilluese për qeverinë e Kosovës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith, tha në Prishtinë se mandati i misionit të OKB-së në Kosovë do të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re të Kosovës, nga mesi i muajit qershor. Feith tha se përgjegjësitë e misionit të tij hyjnë në fuqi pas datës 15 qershor dhe ai ofron një siguri politike për Kosovën në një afat të gjatë. Ai tha se Kosova gëzon një perspektivë evropiane, si të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë deri në anëtarësimin e saj në strukturat evropiane. Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë ka deklaruar se misioni i tij do të ketë rol këshill dhënës dhe nuk do ta zëvendësojë qeverinë vendase, e cila, sipas tij, duhet të marrë përgjegjësitë e plota për politikat e saj