E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rolling Stones” përgatisin turneun e lamtumirës



Rolling Stones po përgatiten t'ia japin lamtumirën skenës me një turne të hatashëm botëror. Seritë e koncerteve mendohet të fillojnë në vitin 2011 për t'u përmbyllur në vitin 2012, saktësisht pesëdhjetë vite pas shfaqjes së tyre të parë, korrik 1962. Sipas Sun, menaxheri i Rolling Stones është duke bërë një marrëveshje me promotorin e 'Live Nation' për mbarëvajtjen e turneut. Një burim konfirmon se "do të jenë koncerte nëpër stadiume e sipas të gjitha gjasave, do të jetë turneu i tyre i fundit në shkallë botërore". E gjitha për faj të moshës. Gjatë turneut, bateristi Charlie Watts do t'i shuajë 70 qirinjtë dhe do të jetë komponenti i parë që e kalon këtë prag. Ndodhi që do t'i shtynte themeluesit e grupit, këngëtarin (67 vjeç 26 korrikun e ardhshëm), kitaristin Keith Richards (67 vjeç më 18 dhjetor), e pastaj kitaristin tjetër Ron Wood, 63 vjeç, ta konsiderojnë si momentin më të mirë për hapin e lamtumirës. "Grupi duket ta ketë zbuluar barrën e moshës, - vazhdon burimi, - dhe dëshiron të dalë nga skena derisa është ende në majë". Lamtumira e aktivitetit të një kuarteti muzikantësh, mosha tërësore e të cilëve prek shifrën 270 vite, do t'i dukej normale çdokujt. Por në rastin e Stonesave edhe ata që nuk janë të pasionuar pas rokut, e dinë se është një lajm që të befason. Duke pasur mundësinë e një pensioni të artë, Jagger e Richards pluhurizojnë njëherë e përgjithmonë mitin më të fuqishëm që ka mbështjellë dhe shoqëruar historinë e tyre: solidarizimi me demonin, që Glimmer Twins e kanë kultivuar si art në këngë dhe lidhur me faqet më të errëta të biografisë së tyre. Stones, që dolën në skenë në verën e vitit 1962, pak javë para Beatlesave, menjëherë mishëruan kobin e Fab Four. Ata vinin nga Londra turbulluese e Sixties, Lennoni me ortakët nga Liverpooli i hirtë. Jagger dhe Richards ishin studentë dhe borgjezë, 'scareface'a proletarë. Stones zhyteshin në blues, Beatlesat niseshin nga rock'n'rolli. Stones ishin të pistë, të këqij dhe epshor. Beatlesat të pastër, buzëqeshës dhe të mirë. Historia do të tregonte se dy botët nuk ishin të ndara ashtu në mënyrë të pastër, se edhe John Lennon, Paul Maratney, George Harrison dhe Ringo Starr kultivonin një anë të tyre të errët. Por në mendjen kolektive ishin Mick Jagger dhe Keith Richards ata që flirtonin pa kurrfarë turpi me djallin (Their Satanic Majesties Request), që i shprehnin solidaritet (Sympathy For The Devil), që thoshin gjërat troç

27 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›