BE: Mesazhi, t'i jepet fund bojkotit
Bashkimi Evropian dhe Presidenca spanjolle, konsiderojne se tryeza per dialogun politik midis opozites dhe qeverise, eshte momenti qe t'i jepet fund tensioneve te klimes politike ne vend, pasi perndryshe kjo do te kete nje impakt shume negativ mbi vendin.
Kristina Galak, zedhenesja e Presidences spanjolle ne nje deklarim per Tv "Klan", qe nga Brukseli eshte shprehur qarte dhe sakte se Presidenca spanjolle eshte e kenaqur me tryezen e organizuar nga Presidenti Topi qe do te zhvillohet sot mes paleve per zgjidhjen e ngercit politik. "Bashkimi Evropian dhe Presidenca spanjolle eshte jashtezakonisht e kenaqur per tryezen e dialogut qe do zhvillohet te shtunen(sot). Ne mendojme dhe kete e kemi shprehur ne emer te te gjithe vendeve anetare, se kjo tryeze eshte nje rast qe duhet kapur dhe duhet te perbeje mbylljen e nje kapitulli, e nje situate qe nuk mund te vazhdoje keshtu. Nje ngerc i tille ka per Shqiperine dhe qytetaret e saj, nje kosto te madhe ne jeten e perditshme dhe per marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Evropian. Ne shpresojme, se nga takimi i te shtunes do te shohim nje qendrim te ri dhe nje rezultat te ri", ka qene deklarata e zedheneses Galak. Nderkohe qe ajo eshte shprehur se eshte plotesisht e vertete qe per Bashkimin Evropian, nuk eshte normale te degjoje vazhdimisht se ka probleme politike ne Shqiperi. "Kjo eshte e vertete. Mungesa e dialogut e nje mekanizmi efikas te lidereve qeveritare dhe atyre te opozites, do te veshtiresoje per te mos thene do ta beje te pamundur, procesin teper te rendesishem dhe themelor te pergjigjeve te pyetesorit te Komisionit Evropian, qe ne vetvete perben nje hap i domosdoshem ne integrimin evropian te vendit. Ndaj, padyshim ky dialog qe do te nise te shtunen(sot), duhet te vazhdoje e te jete frytdhenes sepse eshte e vetmja menyre, qe vendi te ece perpara. Palet duhet te punojne se bashku edhe ne Parlament dhe brenda institucioneve, me qellimin e vetem per te ecur perpara dhe jo me syte nga e shkuara", ka qene deklarata e Galak. E cila nuk ka munguar qe ne emer te BE te beje dhe nje herre thirrje qe t'i jepet fund bojkotit parlamentar. A.G