Itali-Shqiperi, marreveshje per Partneritet Strategjik
Nenshkruhet marreveshja Shqiperi-Itali per Partneritetin Strategjik midis ketyre dy vendeve. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni e vleresoi kete marreveshje si shume te rendesishme ne thellimin e marredhenieve ekonomike, industriale, tregtare dhe kulturore mes vendeve. "Ne e firmosem kete marreveshje ne menyre qe te rrisim akoma me shume keto realitete midis dy vendeve tona. Kjo me dha mundesine qe une te pres mikun tim te vjeter, Sali Berisha, te cilit i bej komplimentet e mia, sepse ai flet nje italishte perfekte dhe pa asnje diksion te huaj. Ai e ka thjesht nga televizioni, gjuhen e tij", pergezoi Berluskoni. Ndersa kreu i qeverise shqiptare, Berisha, u shpreh se marreveshja tregon vullnetin e te dy qeverive per t'i dhene horizonte te reja, marredhenieve te shkelqyera ne te gjitha fushat. "Une ju jam gjithmone mirenjohes per situaten e shqiptareve ne Itali, qe per momentin ata perfaqesojne emigrantet me te integruar ne kete vend. Ne vitin 2005 kishte mbi 5000 ndersa tani numerohen 20 mije sipermarres shqiptare, pronare shqiptare qe punojne ne kete vend", tha Berisha.