E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Mishelsen:Zgjidhni krizën, BEkërkon sinjale pozitive

TIRANE- “Maxhoranca dhe Opozita duhet të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhjen e ngërcit politik përpara se KE të japë opinionin për Shqipërinë”. Mesazhi, (I përsëritur nga ndërkombëtarët) këtë herë vjen nga ambasadori i Belgjikës, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së deri në fund të dhjetorit 2010.

Marc Mishelsen, ambasadori belg mbërriti sot në Tiranë për t’i përcjellë zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të politikës, 5 prioritetet e presidencës belge për Bashkimin Europian. Ndër prioritetet kryesore është dhe zgjerimi i Bashkimit Europian, sipas traktatit të Lisbonës për të cilën ambasadori belg tha se Ballkani Perëndimor ka të ardhme të qartë në BE-së Prioritetet e tjera janë dimensioni ekonomik, dimensioni social,Ekologjia, Drejtësia e cështjet e brendshme të familjes europiane.

Ambasadori është takuar me presidentin e vendit Bamir Topi, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli si dhe me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë qëndrimit në kryeqytet pritet të takohet dhe me përfaqësues të opozitës.

“I bëj thirrje politikanëve që kam takuar të shikojnë këto cështje në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Të punojnë së bashku si maxhoranca dhe opozita për të gjetur një zgjidhje nga kjo situatë. Kanë mbetur edhe disa muaj dhe shpresa jonë si përfaqësues të presidencës së BE se, eshte do të ketë sinjale pozitive. “- deklaroi ambasadori Mishelson në një konferencë për shtyp për gazetarët për të prezantuar prioritetet e presidencës belge në 6 muajt e ardshëm.

I ulur në tryezë para gazetarëve, (i shoqëruar bashkë me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan dhe ambasadorin spanjoll, Montobio), i deleguari i Brukselit i bëri apel partive politike që bazë për zgjidhjen e krizës të jetë rezoluta e miratuar nga PE javën e kaluar.

“Shpresoj që rezoluta të lexohet në mënyrë të kujdesshme nga udhëheqësit politk dhe partitë dhe kjo rezolutë të përdoret si baza për të ecur përpara“

Sa i përket liberalizimi i vizave, ambasadori Marc Mishelsen tha se ishte “proces teknik dhe jo politik” dhe vetëm se pasi vendi të përmbushë “tre kushtet” e vendosur nga KE për Tiranën do të shikohet sesi do ecet papara

“Mbeten tre kushtet që ka vendosur KE që duhen të përmbushen. Do të ketë një grup ekspertësh që do vijnë në Tiranë dhe do të vërtetojnë sa është arritur; dhe në bazë të kësaj do shikojmë si do ecim përpara. Nëse do ketë sinjal pozitiv kjo cështje do shkojë në një nivel tjetër pozitiv”- nënvizoi ambasadori i Belgjikës.

(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Berisha mesazh urimi Leterme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›