E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Integrimiuroj që Presidencabelge të na mbështesë

TIRANE-Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një letër urimi Kryeministrit të Belgjikës z. Yves Leterme, me rastin e marrjes nga ana e Belgjikës së Presidencës së radhës së Bashkimit Europian.

Sic bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrit, kreu i qeverisë shqiptare përvecse i ka shprehur zotit Leterme urimet për një Presidencë të suksesshme ka vënë theksin dhe në integrimin e Shqipërisë. Në këtë pikë Berisha shprehet se shpreson se Presidenca e re do mbështesë Shqipërinë në proceset e e integrimit të vendit.
“Sot vendi im ndodhet përpara ngjarjeve të mëdha në marrëdhëniet e tij me Bashkimin Europian, si vendimi për liberalizimin e vizave e shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim dhe, eventualisht, marrja e statusit të vendit kandidat. Duke Ju falënderuar për mbështetjen e çmuar … mbetemi me bindjen e thellë se Presidenca Belge dhe vendi Juaj mik do të vazhdojnë t’i mbështesin Shqipërinë e shqiptarët për realizimin sa më të shpejtë të tyre”.

Burimet e mësipërme gjithashtu theksuan se Berisha në mesazhin e tij të urimit ndaj Leterme ftoi për një vizitë në Shqipëri, kryeministrin belg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›