Sezoni turistik, fluks emigrantësh dhe turistësh të huaj në Kapshticë dhe Portin e Durrësit
Në mes të sezonit turistik pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë të mbipopulluara me emigrantë dhe turistë nga vende të ndryshëm të botës, që vizitojnë vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, përmes pikës kufitare të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 3500 persona dhe 1200 mjete.
Pala shqiptare dhe ajo greke ka punuar gjatë gjithë fundjavës me 5 sportele.
Ashtu siç paralajmërojnë dhe autoritetet e pikës doganore, në ditët në vijim pritet që fluksi të rritet, veçanërisht gjatë fundjavave të cilat janë më të favorshme për të udhëtuar.
Ndërsa në Portin e Durrësit dje kanë mbërritur 4 tragete me 4 150 pasagjerë dhe 856 automjete të nisura nga Porti i Barit. Prej pak ditësh në Portin e Durrësit ka nisur fluksi i mbërritjes në atdhe të emigrantëve shqiptarë nga Italia. Si çdo vit bashkë atdhetarët tanë zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre. Në pikat e kalimit kufitar, vihet re gjithashtu një fluks në rritje i vizitorëve të thuaj, të cilët udhëtojnë drejt Shqipërisë për të eksploruar zonat turistike dhe mundësitë e arta që ofron vendi ynë për disa javë relaks dhe pushime të këndshme.