E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhet kthyer besimi i qytetarëve tek Drejtësia

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, pohon se do të zbatohet një strategji për të kthyer besimin e njerëzve tek sistemi gjyqësor.
Gjyqësori vazhdon të jetë institucioni më pak i besueshëm nga publiku, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Sipas Nishanit, gjykatësit që nuk kanë integritetin e duhur moral nuk duhet të ngarkohen me çështje të rëndësishme.
Ministri theksoi se brenda sistemit gjyqësor ka gjyqtarë dhe prokurorë që kanë integritet të lartë profesional.
“Dhënia e mbështetjes këtij kontigjenti, besoj se do të fillojë të bëjë dallimin vetë brenda sistemit”, ka pohuar Nishani.
Duke folur për Gjykatën Administrative, numri një i dikasterit të drejtësisë nënvizoi se ajo do të jetë një mundësi më shumë për qytetarët që të verifikojnë në mënyrë elektronike pretendimet e tyre.
“çdo qytetar që mund të ketë pretendime për shkelje, mund ta krahasojë pretendimin e tij me sistemin”, shtoi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›