PS, Klosi: Berishatë harrojë djegiene fletëve të votimit
TIRANE- Partia Socialiste deklaron se është e gatshme të nisë punën për të zgjidhur krizën politike në vend, duke u mbështetur në rezolutën e PE-së, e cila, sipas PS-së, kërkon transparencën e zgjedhjeve.
Sekretari Organizativ i PS-së Blendi Klosi sot në një prononcim për shtyp nga selia roze, i bëri thirrje Berishës të pranojë ngritjen e një komisioni të ri hetimor ku shumicën, dhe kryetarin ta ketë opozita dhe komisioni të ketë mandatin për hetimin e materialeve zgjedhore në funksion të transparencën së zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Të harrojë djegien e fletëve të votimit dhe cdo lloj diversioni, pengese, makinacioni e përpjekje për të penguar punën e këtij komisioni sepse kjo do të shënonte ndarjen përfundimtare më këtë parlament e me këtë qeveri”.- nënvizoi Klosi.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, pak pas deklaratës së Sekretarit Organizativ i PS-së Blendi Klosi, kryeministri Berisha
theksoi se është gati të ngrejë komision hetimor të ri për hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009, ku opozita të ketë shumicën në këtë komision. Por, sa i përket votës, brenda në kuti, Berisha përsërit se kjo nuk i takon ta caktojë ai si kryeministër por i takon Gjykatace.
“Komisionin po të duan, le ta ngrenë prapë, le ta kenë shumicën. Unë nuk kam kundërshtim të lexohet dhe vota, por kjo në bazë të ligjit të Gjykatës Kushtetuese. PS le ti drejtohet Gjykatës, në rast tjetër edhe Gjykatës së Strasburgut”.
(s.g/BalkanWeb)