E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Në Shqipëri të zhvillohet dialog konstruktiv

Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në vend që të ndërmarrin hapa për bashkëpunim.

Ministrat e BE-së kanë zhvilluar dje një takim mbi Strategjinë e Zgjerimit me vendet e Ballkanit, në përfundim të të cilit dolën me një deklaratë të përbashkët, ku për Shqipërinë kërkohet forcimi i shtetit ligjor.

Gjithashtu, BE-ja kërkon luftë ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, funksionimin e duhur të institucioneve shtetërore dhe pavaresinë e gjyqësorit. Megjithatë, ata kanë theksuar edhe progresin e Shqipërisë në disa fusha, si në reformat e ndërmarra duke theksuar këtu veçanërisht reformën elektorale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›